Incidenti, protesta në SHBA e Spanjë

01/06/2010 12:35

Incidenti mes marinës izraelite dhe një karvani anijesh ka ngjallur reagime të ashpra. Në New York është organizuar një protestë kundër kësaj ngjarje.

Shtetet e Bashkuara ndjejnë keqardhje të thellë për humbjet tragjike të jetëve dhe për plagosjet në mesin e atyre, që ishin të përfshirë  në incidentin në anijet e nisura për në Gazë.

Ndërkohë në një deklaratë zyrtare, Shtetet e Bashkuara “mbeten thellë të shqetësuara për vuajtjet e civilëve në Gaza” dhe se Uashingtoni do të angazhohet me izraelitët në baza ditore për zgjerimin e sasisë dhe llojit të furnizimeve të lejuara brenda në Gaza, për të shqyrtuar kërkesat e plota humanitare dhe të ripërtritjes për popullin.

Protesta te ngjashme jane zhvilluar edhe ne Argjentine dhe Madrid.

Top Channel