Erdogan, bisedë telefonike me Obama-n

01/06/2010 14:50

Këtë mbrëmje kryeministri turk Taip Erdogan do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin amerikan Barack Obama, për të diskutuar mbi sulmin e djeshëm të komandove izraelitë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri turk, i cili e ka cilësuar veprimin e ushtarëve izraelitë si “një sulm të përgjakshëm që meriton të dënohet”.

Ndërkohë, vetë Izraeli e ka cilësuar si “hipokrit” dënimin që Këshilli i Sigurimit të OKB-së i bëri sulmit ndaj aktivistëve.

Top Channel