Droga, pranga krerëve të klanit shqiptar

01/06/2010 08:15

Tre trafikantë shqiptarë droge janë arrestuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Barit, në Itali, pasi konsiderohen krerët e një rrjeti të gjerë narkotrafiku.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave organizata kriminale ka importuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike të tipit heroinë dhe kokainë në vendin fqinj.

Sipas të njëjtave burime, gjatë operacionit të policisë, i shtrirë edhe në qytetet e Milanos dhe Romës, u arrestuan 24 persona të tjerë, shqiptarë e italianë, si dhe u sekuestruan 51 kilogramë drogë.

Top Channel