Bode: Borxhi publik, jo problematik

01/06/2010 09:50

Ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi se ekonomia shqiptare nuk ka ra në recesion të plotë nga kriza botërore.

Duke folur në Konferencën e Bankës Botërore, Bode deklaroi se kriza ekonomike globale e ngadalësoi ekonominë shqiptare, por nuk e paralizoi atë.

“Për të garantuar rritje ekonomike të qëndrueshme duhet vendosur stabiliteti buxhetor. Borxhi publik i vendit nuk është problematik, sepse është 2/3 borxh i brendshëm”, deklaroi Bode.

Top Channel