Al Kaeda konfirmon vrasjen e kreut të saj

01/06/2010 10:25

Numri tre i Al Kaedës në Afganistan, Mustafa Abu al Yazid ka mbetur i vrarë. Yazid, i njohur ndryshe si sheiku Said al Masri, humbi jetën bashke me gruan dhe tre fëmijët e tij.

Lajmin e bëjnë të ditur disa web site islamike, të cilat i referohen një komunikate të shpërndarë nga vetë dega e Al Kaedës.

Ndërkohë, burime zyrtare amerikane deklarojnë se besojnë që Al Masri të jetë vrarë së fundmi, si pasojë e një sulmi me avion pa pilot të kryer në një zonë tribale të Pakistanit.

Fillimisht lajmet për vdekjen e tij ishin të pakonfirmuara, por këtë herë vetë rrjeti terrorist i pohoi ato.

Top Channel