AI: Shqetësim dhuna ndaj grave

01/06/2010 09:15

Amnesty International ka publikuar raportin vjetor për të drejtat e njeriut në botë ku përfshihet edhe Shqipëria.

Që në fillim raporti i kësaj organizate me qëndër në Londër, paraqet shqetësimin për dhunën e vazhdueshme ndaj grave, të cilat i kanë denoncuar rastet e dhunës por më pas i kanë tërhequr ato.

“990 krime që kishin të bënin me dhunën ndaj grave janë raportuar vitin e shkuar, nga të cilat gjykata shqyrtoi 640 cështje duke lëshuar urdhër mbrojtës” thuhet në raport.

Nsërsa në stacionet e policisë disa qytetarë kanë pretenduar se ndaj tyre është përdorur dhunë dhe janë tortoruar.

Amnesty International në këtë raport shpreh shqetësimin për jetimët në moshë të madhe, të cilëve u është privuar e drejta për strehim të përshtatshëm.

Sikurse edhe në raportet e viteve të shkuara, cështja e zhdukjes së Remzi Hoxhës nga oficerët e SHIKU-t është pjesë e raportit të këtij vititi.

“Fati i Remzi Hoxhës vazhdon të jetë i panjohur. Pavarësisht akuzave serioze të ngritura ndaj Arben Sefgjinit, ai është emëruar në një post të rëndësishëm në Ministrinë e Drejtësisë, ndërkohë që kolegu i tij Ilir Kumbaro po gjykohet ne mungesë pasi u arrestua në Angli ku fshihej me një emërr të rremë. Por gjykata e Londrës pushoi cështjen e ekstradimit pasi fletëarrestit i kishte kaluar afati”, shkruhet në raportin e Amnesty International për cështjen e zhdukjes së Remzi Hoxhës.

Për Amnesty International gjendja e dhomave të paraburgimit dhe burgjeve në Shqipëri është nën nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar të standarteve të të dejtave të njeriut për të ndaluarit dhe të burgosurit.

Top Channel