Shehu: Mazhoranca nuk ka kushte

31/05/2010 22:45

I ftuar në emisionin “Shqip” deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu u shpreh se mazhoranca nuk ka kushte për zgjidhjen e krizës dhe se qëndrimi i saj është i qartë dhe sipas tij në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e këtij vendi.

“Mazhoranca i qëndron respektimit të institucioneve, ligjeve, dhe gjykatave të këtij vendi. Shqipëria është vend demokratik, është anëtar i NATO-s’, tha zoti Shehu.

Ndërkohë që i ftuari tjetër në emission, dhe anëtar i kabinetit të kryeministrit Berisha, zoti Neritan Ceka foli për opozitën e cila sipas tij është një opozitë arrogante që nuk pranon kompromisin.

“Kemi të bëjmë me një opozitë arrogante e cila nuk pranon kompromis. Propozoj që, derisa kjo bëhet për zgjedhje të lira,  të ndryshohet kodi zgjedhor për t’u dhënë mundësi të barabarta të gjitha partive pjesëmarrëse në zgjedhje”, tha Ceka.

Top Channel