Përgjysmohet sipërfaqja e gjelbërt

31/05/2010 16:45

Sipërfaqja e tokës së mbuluar nga pyjet në Shqipëri gjatë këtyre 20 viteve të fundit është përgjysmuar.

Sipas të dhënave të organizatave jo qeveritare të publikuara nga AFP  pas viteve 1990 sipërfaqet me pyje mbulojne 25 % te siperfaqes se Shqiperise nga 51% qe  mbulonin me pare.

Por ndersa shifrat flasin per nje  katastrofe natyrore, ministri i Mjedisit Fatmir Mediu dhe i Mbrojtes Lulzim Basha kane zhvilluar nje takim me prefekten per evidentimin e problemeve dhe marrjen e masave emergjente.
 
Kreu i mjedisit ka treguar se megjithese ne 2009 jane regjistruar 157 raste zjarri, duke shenuar ulje ne krahasim me 2 vite me pare, kerkohet nje koordinim me i mire.

“Rreth 50 përqind e pyjeve kanë kaluar në përdorim të pushtetit vendor. Në këto kushte është e domosdoshmë që njësitë e qeverisë vendore të marrin të gjitha masat për të parandaluar këtë fenomen”, u shpreh Mediu.

Specialistet e mjedisit kane treguar se kostoja financiare nga djegja dhe prerja e pyjeve ne 2009 eshte 110 milion leke.

Top Channel