Voskopojë, vidhet kisha

29/05/2010 19:50

Vidhet për të pestën herë kisha e Shën Thanasit në fshatin Voskopojë.

Ikonostasi i kësaj kishe të vjetër rreth 300 vjeçare me pjesën ku vendosën ikonat është vjedhur tërësisht gjatë natës.

Autoret kanë kryer vjedhjen me thyerje pasi kanë shkallmuar dyert e kishës.

“Kur erdha, para se të vinte policia, pashë nga jashtë se dera ishte e shqyer. Pashë nga dritarja ikonat e rrëzuara në tokë. Kur erdha sërish bashkë me policinë që verifikoi çfarë kishte ndodhur. Pjesa e mbetur nga vjedhja e parë ishin marrë këtë herë”, deklaron prifit i kësaj kishe.

Këtë hërë persona ende të paidentifikuar nga policia kanë marrë nga brendësia e kishës pjesën e mbetur të baldakinit origjinal të punuar në dru dhe ikonat e mbetura me vlerë.

Kjo është grabitja e pestë që kryhet në këtë objekt kulti të vitit 1724 dhe ikonostasi i punuar nga autorë anonime mbante ikona të këtij viti.

Top Channel