Tajlandë, kryeministri: S’ka zgjedhje të reja

29/05/2010 12:55

Qeveria e Tajlandës nuk ndryshon as edhe një presje nga qëndrimi i saj, duke injoruar kërkesat e protestuesve, të cilët kërkojnë prej disa muajsh, zhvillimin e zgjedhjeve të reja në vend.

Kryeministri Abhisit Vejjajiva ka dalë në një deklaratë për shtyp ku theksoi se vendi nuk do zhvillojë zgjedhje të reja brenda këtij viti.

Ndërkohë, situata në vend është qetesuar pasi Këmishat e Kuqe e kanë ulur ritmin e protestave në Bangkok ku gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar përleshje të dhunshme.   

Top Channel