Kriza, Nastase: Ekziston mundësia për kompromis

29/05/2010 17:10

Ish-kryeministri rumun, Adrian Nastase ka folur në takimin e Internacionales Socialiste. Ai u shpreh se ekziston mundësia për zgjidhjen e krizës politike që ka përfshirë Shqipërinë.

“Kam vizituar disa herë Shqipërinë pas vitit 1990 dhe jam takuar shpesh me kryeministrin Berisha. Unë besoj se ekziston mundësia për zgjidhjen e krizës”, tha Nastase.

Më tej në fjalën e tij, ish-kreu i ekzekutivit rumun ftoi politikanët shqiptarë të arrijnë një kompromis, pasi sipas tij shqiptarët janë në pritje të zgjidhjes së krizës.

“Ftoj politikanët të gjejnë një kompromis për t’i dhënë fund krizës pasi shqiptarët presin fundin e saj”, vijoi më tej Adrian Nastase.

Politikani i lartë rumun solli ndërmend mosmarrëveshjet politike në vendin e tij, të cilat sipas tij vonuan anëtarësimin e Rumanisë në BE. Ai apeloi që e njëjta situatë të mos përsëritet edhe në Shqipëri.

Top Channel