Konferenca, OKB: Lindja e Mesme pa armë nukleare

29/05/2010 00:00

Konferenca e Ripërtëritjes së Traktatit të Mospasurimit të Uraniumit përfundoi punimet e saj me një thirrje për një Lindje të Mesme pa armë bërthamore.

Në dokumentin e hartuar kërkohet veçanërisht që Izraeli të bëhet pjesë e traktatit të mospasurimit, duke i vendosur mbushjet e tij bërthamore, asnjeherë të deklaruara zyrtarisht, nën kontrollin e Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.

Përfshirja e Izraelit në dokumentin e lëshuar pas konferencës, përbën një disavantazh për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbështetësit më të mëdhenj të shtetit hebre, në kohën kur Uashingtoni i ka propozuar Këshillit të Sigurimit në OKB një raund të katërt sanksionesh ndaj Iranit.

Top Channel