Izraeli: Jo traktatit të mospasurimit të uraniumit

29/05/2010 21:15

Izraeli nuk ka ndërmend të marrë pjesë në asnjë traktat për mospasurimin e uraniumit.

Kjo është deklarata e lëshuar nga zëdhënësi i kabinetit Netanjahu, Nir Hefetz. Hefetz e quajti rezolutën dhe kërkesën e saj ndaj Izraelit një hipokrizi që injoron realitetin në Lindjen e Mesme.

“Rezoluta është e ndërtuar gabim që në themelet e saj me ngjyra hipokrizie. Ajo injoron realitetin në Lindjen e Mesme dhe kërcënuesit e vërtetë për mbarë paqen globale”, tha Hefetz.

Top Channel