Hiri vullkanik, “Easyjet” do kërkojë dëmshpërblim

29/05/2010 13:00

Kompania ajrore “Easyjet” do kërkojë dëmshpërblimin financiar pas humbjeve të mëdha që u shkaktuan pas mbylljes së aeroporteve europiane për shkak të vullkanit islandez.

Sipas zyrtarëve të kësaj kompanie, dëshmpërblimi do t’u kërkohet institucioneve te kontrollit të udhëtimit ajror në Europë.

“Easyjet” thekson se nuk është e drejtë që kompania të paguaje humbjet, pasi mbyllja e shumë aeroporteve rezultoi një masë e tepruar. Një inisiativë të tillë ka njoftuar se do ta ndërmarrë edhe kolosi gjerman, Lufthansa.

Top Channel