Greqi, shqiptari përdhunonte të bijat

29/05/2010 15:15

Nje histori e tmerrshme incesti ka shokuar opinionin grek. Në qendër të saj është një 50-vjecar shqiptar, tashmë i arrestuar nga policia e Pireut.

Personi që deklaroi se quhet Fatos Gazeli, por që sipas policisë është identitet i rremë, ishte shpallur në kërkim prej dy vjetësh për një seri veprash penale.

50-vjecari perdhunonte gati përditë vajzat e tij 14 dhe 16 vjec, madje në vitin 2009 vajza e vogël e familjes ka sjellë në jetë fëmijën e të atit.

Gjithcka u mesua kur djali 10-vjecar i tregoi mesueses se ishte dëshmitar i dhunimit sistematik të të motrave.Ai tregoi se i ati e merrte në dhomën e gjumit që të shikonte, duke i thënë të birit, ‘se një burrë i vërtetë duhet t’i dinte këto gjëra’.

Fakti monstruoz është rrëfyer edhe nga të bijat, madje njëra prej tyre tha se ishte përdhunuar për herë të parë në moshën 6-vjecare, ndërsa e motra në moshën 8 vjec.

Sipas vajzave, i ati i kërcënonte që të mos i tregonin gjë nënës së tyre, e cila punonte me orare të gjata jashtë shtëpisë.

Policia tha se 50-vjecari ka pranuar cdo gje me gjakftohtesi te plote duke habitur hetuesit e cështjes.

Top Channel