Britani, supergrabitësi përfundon në spital

29/05/2010 17:30

Roni Bigs, garbitësi britanik, i konsideruar si “truri” i grabitjes së madhe të vitit 1963 të trenit postar, Glasgou-Londër, është shtruar në spital në gjendje të rëndë.

“Ka dhimbje të forta në kraharor. Është i vetëdijshëm por vuan shumë”, deklaron i biri i Bigs.

Bigs, tashmë 80 vjeç, u arrestua në vitin 1964 për t’u dënuar më pas me 30 vjet burgim. Por vetëm 15 muaj nga burgosja, supergrabitësi arratiset nga burgu për t’iu nënshtruar më pas operacioneve plastike duke ndryshuar pamjen e tij për të humbur gjurmët ndaj autoriteteve.

Për një kohë të gjatë jetoi në Australi, Brazil, Panama dhe Venezuelë. Në vitin 2001 në moshën 71 vjeçare dhe në gjendje të rëndë shëndetësore vendosi të vetëdorëzohej për të vuajtur dënimin. U lirua në vitin 2009 për arsye shëndetësore.

Top Channel