Berisha: Boshti i Jugut, projekti më madhor

29/05/2010 15:50

Kryeministri Sali Berisha inauguroi ne qarkun e Beratit nje sere investimesh ne infrastrukturen e komunave te kesaj zone per te bere te mundur, sic tha ai, lidhjen sa me te shpejte te fshatrave me rrugen kombetare, duke lehtesuar keshtu daljen e prodhimeve te tyre ne nje treg gjithnje e me te gjere.

Kryeministri Berisha tha se perfundimi i rruges Ura e Gorrices-Mbreshtan dhe nisja e nje investimi prej 2 milione dollaresh ne rrugen Mbreshtan-Sinje, jane dy premtime te bera prej tij dy vjet me pare, qe tashme jane te realizuara.

“Të gjitha fshatrat, kudo që ndodhen do të lidhen me rrugë moderne automobilistike. Sikundër Boshti i Jugut do të jetë projekti më i madh infrastrukturor i këtyre 4 viteve. Një Shqipëri që do të integrohet në Bashkimin Europian mund të integrohet vetëm si një Shqipëri e zhvilluar, me infrastrukturë dhe shërbime moderne, e cila ecën me shpejtësi drejt moshës dixhitale”, theksoi Berisha.

Gjate qendrimit ne Berat, kryeministri Berisha inauguroi edhe nje rruge ne periferi te qytetit, ku jane investuar 40 milione leke nga buxheti i shtetit. Sipas kryeministrit Berisha Berati, nje nga 200 qendrat me te cmuara te trashegimise kulturore boterore do te vazhdoje te jete ne vemendjen kryesore te qeverise per shtimin e investimeve dhe se ndertimi i boshtit te Jugut do ta shnderroje ate ne nje nga qendrat lehtesisht te arritshme nga te gjithe turistet.

Top Channel