Ayala mbështët Ramën: Topin tani e ka Berisha

29/05/2010 16:10

Në momentin më delikat të marrëdhenieve mes opozitës dhe mazhorancës dhe kur kanë kaluar 9 ditë nga darka e Strasburgut, PS ka marrë mbështetje nga Internacionalja Socialiste.

Gjate zhvillimit në Tiranë te punimeve te Komitetit Internacionales Socialiste per Evropen Juglindore, sekretari i pergjithshem, Luis Ayala ka theksuar se PS e ka bere hapin e saj ne perpjekje per te gjetur gjuhen e kompromisit, dhe ne kete situate sipas Ayales, topi eshte ne kembet e shumices e cila duhet te tregoje gadishmerine per te zgjidhur krizen politike.

“Kërkesat objektive procedurore janë në diskutim. Ato kanë të bëjnë me regjistrat në kutitë e votimit, kanë të bëjnë me të gjitha ato aspekte të diskutuara, por mbi të gjitha kanë një mangësi ne ndjesinë që është shkaktuar në njerëzit tanë dhe këtë unë e shoh në fytyrat e atyre që kam takuar. Nuk kemi ende një përgjigje për zgjedhjet që janë zhvilluar vitin e kaluar; këto janë përgjigje të mbajtura pezull që kërkohet të jepen dhe ne jemi këtu që të shoqërojmë jo vetëm socialistët në Shqipëri, por edhe popullin shqiptar për të përfituar të drejtën bazë në momentin kur ne e ndjejmë që ka një vetëdije në këtë proces se kush janë fituesit dhe kush humbësit. Jam vërtetë i inkurajuar nga përgjegjësia e treguar nga zoti Rama dhe socialistët”, u shpreh Ajala.

 Nderkohe bashkepresidenti i ketij komiteti se bashku me socialistin Edi Rama, ish-kryeministri bullgar Segei Stanichev e vuri theksin tek fakti se nderkombetaret po presin zgjidhjen e konfliktit, dhe se transparenca dhe zgjedhjet e lira jane ne themel te demokracise perendimore.

“Dua të ndaj me ju faktin se shumë parti kanë shprehur shqetësim të posacëm për këtë situatë politike që ka mungesë të funksionimit në kuvend dhe këto parti kanë kërkuar që të ndihmohet dhe tejkalohet kjo krizë politike sepse demokracia, transparenca, zgjedhjet e ndershme janë në thelb të vlerave tona”, u shpreh Stanichev.

Lideri i opozites Rama gjate fjales se tij duke renditur edhe njehere faktet dhe arsyet qe cuan ne kete krize politike, tha se transparenca e plote e zgjedhjeve do te thote fund i nje epoke te erret 20-vjecare ne Shqiperi.

“Kauza jonë gjen inspirim në vendosmërinë tonë për t’I dhënë fund historisë, që tjetër njerëzit dëshirojnë, tjetër votojnë për shkak të trysnisë dhe presionit, tjetër numërojnë për shkak të korrupsionit elektoral dhe tjetër rezultat kanë në fund, pavarësisht nga vullneti i tyre”, u shpreh Rama.

Gjate nje konference per shtyp me pas zoti Rama falenderoi te gjithe partneret nderkombetare qe kane mbeshtetur dhe mbeshtesin shqiperine ne proceset eurointegruese dhe po perpiqen t’i japin nje zgjiedhje dinjitoze dhe te vertete krizes
se rende politike, institucionale dhe ekonomike ne Shqipëri.

Top Channel