Afganistan, kritika ushtrisë amerikane

29/05/2010 16:10

Ushtria amerikane në Afganistan, dënoi si të paprecedentë dhe joprofesional një sulm me raketa të kryer në Afganistan i cili vrau mbi 20 civilë.

Autoritetet ushtarake të SHBA-së thanë se nisën hetimet për sulmin e 21 shkurtit, ku një raketë e lëshuar nga një avion “Predator” vrau 23 civilë dhe plagosi mbi 12 të tjerë në krahinën jugore të Uruzganit në Afganistan.

Menjëherë pas operacionit fatal 6 oficerë të lartë të ushtrisë amerikanë në Kabul morën masa disiplinore, ndërkohë që sulmi cënoi kredibilitetin e NATO-s mes popullsisë dhe qeverisë afgane.

Top Channel