Çeki, kreu i socialdemokratëve jep dorëheqjen

29/05/2010 21:30

Zgjedhjet e mbajtura në Republikën Çeke nuk sollën rezultatin e pritur prej Partisë Socialdemokrate, e pikërisht për këtë arsye lideri i saj dhe ish-kryeministri Juri Parubek dha dorëheqjen.

Parubek deklaroi pas proçesit zgjedhor të ditës së sotme se do të paraqesë dorëheqjen brenda 10 ditëve të ardhshme dhe se vendimi është një iniciativë personale e tij.

Partia Socialdemokrate, megjithë rezultatin e kënaqshëm në krahasim me zgjedhjet e shkuara, prej 22.1 përqind të marrë nuk mund të krijojë shumicë qeverisëse.

Top Channel