Vizat, LSI përshëndet vendimin e KE-së

28/05/2010 16:00

Vendimin e Komisionit Europian për të rekomanduar liberalizimin e vizave me Shqipërine e ka përshëndetur edhe Lëvizja Socialiste për Integrim përmes sekretarit të përgjithshëm të saj Luan Rama.

“Angazhimi politik në të mirë të realizimit të këtij procesi dëshmuan dhe një herë se serioziteti dhe angazhimi në përmbushjen e kritereve u shpërblyen më këtë vendim historik. Në emër të LSI-së unë gjej rastin të bëjë apel dhe të ftojë gjithë faktorët dhe aktorët politik të vendit, pavarësisht në qeverisje apo pozitë, që të vazhdojnë kontributet konstruktive, të vazhdojnë kontributet pozitive në të mirë të procesit të pakthyeshëm të evropianizimit të Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Top Channel