“Vizat”, Berisha: Arritje e madhe

28/05/2010 12:45

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se propozimi për heqjen e vizave është një arritje e madhe dhe se liberalizimi i tyre është një premtim i hershëm i qeverisë.

Kryeministri e dha këtë deklaratë gjatë përurimit të një shkolle në Berat.

Shefi i qeverisë premtoi se do të ketë më shumë investime për boshtin e Jugut dhe shtoi se në projekte parashikohet bashkimi i Beratit me Sarandën.

Për këtë vizitë të Berishës në Berat, reaguan edhe deputetët e qarkut, Erjon Brace dhe Fidel Ylli, sipas të cilëve nxënësit e shkollave të mesme u detyruan të linin mësimin dhe të ndiqnin aktivitetet e kryeministrit.

Top Channel