Virozat, mijëra të prekur

28/05/2010 16:25

Të paktën 5 mijë persona janë prekur këtë javë nga viroza që po qarkullon në vend, por specialistët e Institutit te Shendetit Publik mendojnë se numri është më i lartë.

Simptomat e kesaj viroze jane me te lehta se te gripit te zakonshem, ndaj jane te shumte qytetaret qe vazhdojne aktivitetin e tyre ne pune, cka ka sjell edhe infektim te personave te tjere.

Te dhenat qe vine nga poliklinikat por edhe nga spitalet tregojne se simptomat e ketij virusi, jane kolle, rrufe, lodhje muskujsh, temperature e lehte.

Ky virus ka prekur edhe femijet por shifrat zyrtare tregojne per nje numer jo te larte. Ndryshimi i shpeshte i temperaturave favorizon perhapjen e viruseve dhe rritjen e semundshmerise.Specialistet keshillojne te gjithe qytetaret qe te vizitohen prane mjekut te familjes.

Top Channel