Tiranë, sherr me thika dhe leva mes dy kushërinjve

28/05/2010 21:50

Plagosin njëri-tjetrin pas grindjeve të castit dy kushërinj në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Sanatorium ku Ibrahim dhe Çlirim Dumi goditën njëri-tjetrin me thikë dhe levë.

Sherri dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Dy të lënduarit ndodhen në Spitalin Ushtarak ku po marrin dhe mjekimin e duhur.

Top Channel