Greqi, plumba dhe molotov familjes shqiptare

28/05/2010 09:15

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur qytezën e Korinthit, në Greqi, ku gjatë orëve të para të mëngjesit është sulmuar me armë zjarri dhe bomba molotov shtëpia e një familjeje shqiptare.

Lajmin e bën të ditur policia lokale, sipas të cilave në momentin e sulmit të gjithë anëtarët e familjes shqiptare, mes të cilëve dy të mitur, ndodheshin në banesë.

Sipas burimeve, dyshohet që sulmi të ketë pasur si objektiv kreun e familjes, për një larje hesapesh.

Ngjarja ka shkaktuar frikë tek banorët e lagjes Lutraki, ku ndodhi sulmi, të cilët janë shprehur se më parë nuk kanë pasur asnjë problem me familjen shqiptare.

“I njohim shqiptarët që jetojnë këtu, janë njerëz shumë të mirë. Nuk e dimë se cfarë ka ndodhur por kemi frikë”, ka deklaruar një banor.

Top Channel