Gjyqtarët, të huajt kundër PD-së

28/05/2010 15:00

Ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers u shpreh i shqetësuar për ndikimin e politikës në gjyqësorin shqiptar. (UPDATE)

Ai u bazua në rastin e fundit të rrëzimit të kandidatures për në Gjykatën e Lartë të Vangjel Kostës, dhe deklaroi se parlamenti jo vetem qe nuk u tregua transparent, por ka hedhur dyshime të forta mbi ndikimin politik në këtë gjykatë.

“Ne jemi të gjithë të shqetësuar nga vendimi i parlamentit per te rrezuar kandidaturen e nje zoterie si Vangjel Kosta. Ne menyren si eshte marre ky vendim, është cuditëse. Duket sikur vleresimet jane bere brenda kritereve qe jane te parashtruara ne ligjin e lustracionit, te cilat nuk u miratuan nga Gjykata Kushtetuese ne Shqiperi, dhe as nga nje trupe keshillimore e komisionit te Venecias. Kjo nuk eshte transparente dhe gjithashtu lind spektrin e atyre lloj ndikimeve mbi gjykata qe nuk duhet te ngjase ne nje shoqeri demokratike”, u shpreh Withers.

Më pas ambasadori ka dhene nje leksion mbi demokracine amerikane ku hodhi poshte shembullin e bere nga kreu i grupit te PD-se, Astrit Patozi se ne Shqiperi u veprua si ne SHBA, per te rrezuar kandidaturen e Kostes. Withers tha se ne SHBA eshte cdo gje transparente.

Edhe ambasadori i  OSBE-së, Robert Bosch deklaroi se, parlamenti duhet te miratoje cdo kandidature te presidentit, dhe mund ta hedhe poshte ate vetem ne rastet kur nuk permbush kriteret e profesionalizmit.

“Ne jemi te mendimit qe parlamenti duhet t’i miratoje perzgjedhjet e bera nga presidenti, dhe jo t’i kundershtoje ato ne baze te perkatesise politike. Rrezimi i kandidaturave duhet te behet vetem nese kandidatet nuk plotesojne kushtet e profesionalizmit”, u shpreh Bosch.

Ne te njejtin mendim kane qene dy ish-presidentet shqiptare, Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani, qe i kerkuan politikes t’i rrije larg gjykatave dhe sidomos asaj te Larte dhe Kushtetuese.

Dy ish-presidentet ishin dhe iniciatoret e tryezes te zhvilluar paraditen e se premtes per zgjedhjet ne Gjykaten Kushtetuese dhe ate te Larte.

Top Channel