Alibeaj: Kushtetuesja, Topi të pezullojë përtëritjen

28/05/2010 08:30

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, thotë se Presidenti duhet të ndalojë ripërtëritjen e tre anëtarëve të tjerë të Gjykatës Kushtetuese deri në vitin 2013.

Në një intervistë për “Shqip”, ai sqaron se pse kemi të bëjmë me një shfazim nga rregulli i parashikuar në Kushtetutë.

“Konstatimi se ka një deformim midis rrethanave të ripërtëritjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe mekanizmit të parashikuar në Kushtetutë është i drejtë. Kushtetuta, në nenin 125, paragrafi 3, parashikon: “Përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo tre vjet, në një të tretën e saj sipas procedurës së caktuar me ligj”. Pra, sipas këtij parashikimi, procedurë përsëritëse do duhet të ketë çdo tre vjet”, ka pohuar Alibeaj.

Sipas tij, kufizim duhet vënë edhe në emërimin e anëtarëve të rinj, të cilët sipas Kushtetutës janë tre dhe jo 6 sa ka zgjedhur dhe presidenti i Republikës.

“E po kështu, Kushtetuta ka parashikuar edhe masën e përtëritjes, e cila do duhet të jetë në rendin e 1/3, pra tre anëtarëve. Aktualisht është duke u proceduar me përtëritjen e 6 mandateve”, ka deklaruar Alibeaj.

Top Channel