Në pranga miss-i narkotrafikante

27/05/2010 13:50

Një vajzë kolumbiane e shpallur miss kafeja mundi të kthehej në një bose të trafikut të drogës në shumë shtete të Amerikës Latine.

Ajo u arrestua nga policia në Argjentinë në një nga vilat e saj sekrete.

Kolumbiana 31-vjecare u transformua nga një miss në një bose që bënte të mundur qarkullimin e drogës në Argjentinë, Meksikë dhe Europë.

Miss-i organizoi një rrjet të shpërndarjes së kokainës nga Buenos Aires në Kankun dhe më pas në Europë.

Valixhet e mbushura me heroinë tranportoheshin nga vajza tërheqëse që ia sugjeronte një model 25 vjecar, që shpërblehej me dy mijë dollarë për cdo nxënëse të re.

31-vjecarja pas arrestimit mohoi të gjithë akuzat, ndërsa avokati i saj tha se klientja e tij, i trembej dhunës në burg.

Top Channel