Na ishte njehere muzika rock…

27/05/2010 18:45

Tingujt qe befasuan skenen muzikore shqiptare ne fillim te viteve ’90 vinin nga nje bote e panjohur.

Vendi po shkundte peshen e nje regjimi totalitar qe kishte politizuar edhe kengen dhe shume te rinj u versulen me pasion ne krahet e nje muzike qe kishte qene deri atehere e ndaluar. Ishte muzika rock. Rock-u i protestes ne gjuhe te huaj.

Rock-u i grupeve te famshme si Deep Purple, AC/DC, Whitesnake, Metallica, Rolling Stones, apo Led Zeppelin. Tani, krejt papritur, e gjithe kjo muzike e forte dhe e ashper se ciles censoret e se kaluares i shmangeshin si djallit, nisi te fliste shqip. Sinjalet e para u dhane me 1990 me grupin “Tingulli i Zjarrte” te Elton Dedes.

Brenda nje viti, ne Tirane dhe ne shume qytete te tjera shpertheu epidemia e grupeve rock. Vetem ne festivalin e nje viti me vone, me 1991 u prezantuan te pakten 20 grupe te reja, te gjitha te ndikuara nga rymat hard-rock, heavy-metal e te tjera nenzhanre te rock-ut. Grupi “Shock”, grupi “Djemte e detit”, grupi “Albatros”, “ARB”, grupi “Akullthyesit” dhe personazhe te njohura te kohes si Bledar Sejko, Alban Emiri, Ilir Ibrahimi apo Gjergj Jorgaqi, u shnderruan ne heronjte e rinj te nje brezi qe ishte i etur per me shume shije perendimore ne muziken shqiptare. “Pasioni ishte i madh edhe pa vegla, me kitare akustike benim prova ne shtepine e rinise”, shprehet Bledar Sejko.

Por pas pak, ashtu sic do te ndodhte edhe me grupet e famshme amerikane apo europiane te muzikes rock, edhe pionieret shqiptare te rock-ut hyne ne stinen e divergjencave. Shume grupe u shperndane, disa te tjere u shkrine me njeri-tjetrin. “Albatros” u bashkua me grupin “Megahertz” e prej tij me vone doli grupi “Thunderway”. Ky i fundit arriti te shkepuse Elton Deden nga grupi i tij e keshtu saga e perfaqesuesve te rock-ut shqiptar e humbi qetesine per vite me radhe.

Bledar Sejko, nje nga levruesit e pare te rockut ne Shqiperi, kujton qe preferencat muzikore e ndane nga Redon Makashi, me te cilin kishin krijuar grupin  “Zemrat e cdo moshe”.  “Magaherz” dhe me pas  “Thunderway” i dhane dore te  merrej me rrymen e tij te preferuar heavy-metal. Nje tjeter grup i asaj periudhe ishte  ai “Clandestin”. Edmond Mancaku, ish-pjesetar i tij, me Armand Bingan dhe Gent Shkullaku, thote se “kenget” mbeteshin tek “imitimi” , por kenget e albumit “Vajze e harruar” sipas Mancakut vendosen bazat e muzikes se mirefillte pop-rock ne Shqiperi.

Saimir Braho qe atehere bente muzike me grupin Ritfolk, pas 20 vjetesh sjell kete reflektim per ate qe ai e quan “importim te deshires per liri e shqiptareve”. “Kane vlerat e tyre. Une mendoj se kengetaret e sotem duhet t`i rikthehen asaj krijimtarie. Kenget e rock-ut te asaj periudhe ishin te sinqerta”, thekson ai. Edhe pse ne Shqiperi muzika rock me rrenjet  tek Rock ‘n’ Roll dhe rockabilly erdhi 30 vjet me vone, lulezimi i grupeve te tilla ne vitet `90 erdhi si rrjedhoje e nje sinqeriteti artistik, i cili karakterizoi kohen e qe na solli krijime te mira.

Top Channel