Klinton premton mbështetje Seulit

27/05/2010 04:40
Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton i premtoi mbështetje Koresë së Jugut gjatë vizitës së saj në Seul.

“Ne jemi me ju në këto orë të vështira që po kaloni, ashtu sikundër do të jëmi me ju gjithmonë. I bëjmë thirrje Koresë së Veriut të ndalë provokimet dhe kërcënimet e saj kundrejt fqinjëve dhe t’u rikthehet angazhimeve dhe ligjeve ndërkombëtare për çarmatosjen nukleare”, deklaroi Sekretarja Klinton pas takimit me presidentin koreano-jugor, Li Myung-bak.

Takimi mes presidentit të Koresë së Jugut dhe shefes së diplomacisë amerikane ka ardhur në një kohë kohë të tensionuar në gadishullin korean, pas akuzave të Seulit ndaj Koresë së Veriut për autorësinë e mbytjes së luftanijes koreano-jugore “Cheonan”, në muajin mars.

Top Channel