Beqiraj: Ja ecuria e kontratave koncensionare

27/05/2010 16:30

Zevendesministri i Ekonomisë Leonard Beqiraj bëri sot një përmbledhje të ecurisë së kontratave koncensionare që qeveria ka me kompanitë private.

Nga 98 kontrata gjithsej sipas Beqirajt  në 34 prej tyre kanë filluar punimet dhe në 10 projekte procesi ka avancuar. Investimet per ndertimin dhe rehabilitimin e 264 hidrocentraleve  me vlere rreth 284 miliardë lekë do te prodhojne rreth 4,5 miliard kilowat orë energji.

Sipas Beqirajt aktualisht nga HEC-et te dhena me koncension koorporata elektro-energjitike blen 86 megawat ore energji. Beqiraj deklaroi se jane rreth 12 kompani private kryesisht italiane te cilat kane shfaqur interes per ndertimin e parqeve eolike ne vend, tre prej te cilave u eshte dhene leje shfytezimi nga qeveria.

 

Top Channel