“Dudus” Koke mund të mos jetë në Xhamajkë

27/05/2010 03:55
Kristofer “Dudus” Koke, xhamajkani i cilësuar si një ndër baronët me të mëdhenj të drogës dhe i kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të jetë larguar nga Xhamajka.

Kjo është deklarata e lëshuar prej ministrit të Brendshëm xhamajkan për të përditëshmen britanike “Daily Telegraph”.

“Nuk e di nëse ndodhet ende në Xhamajkë, në këtë moment është mjaft e vështirë të thuhet”, deklaron për gazetën angleze Darykl Vaz.

Përpjekjet për arrestimin e Kristofer “Dudus” Koke për llogari të drejtësisë amerikane, po shkaktojnë trazira të mëdha në kryeqytetin xhamajkan, Kingston. Sipas shifrave zyrtare të paktën 44 persona gjetën vdekjën dhe rreth 500 janë arrestuar në përleshjet e ditëve të fundit mes ushtrisë e policisë dhe njerëzve që janë betuar për ta mbrojtur atë.

Top Channel