Vizat, Kolegji miraton rekomandimin per Shqiperine

26/05/2010 15:30

Kolegji i Komisionereve miratoi pa diskutime rekomandimin per liberalizimin e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen.

Ashtu sic u njoftua nje dite me pare nga Top Channel, ky rekomandim eshte pozitiv por i kushtezuar me permbushjen e kritereve te mbetura nga te dy vendet e prapambetura te rajonit per kete proces.
 
Per heqjen e regjimit te vizave, Shqiperise i kerkohet strategji per riintegrimin e te riatdhesuareve, zbatim efikas i kuadrit ligjor per luten ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit, e po keshtu zbatim efikas te ligjit te ri per konfiskimin e aseteve kriminale.

Rekomandimi i Komisionit u miratua sipas “procedures se shkruar” dhe hyn ne fuqi te enjten ne oren 12:00.

Nëse parlamentet nacionale të 27 vendeve anëtare nuk do të propozojnë ndryshime, atëherë ky rekomandim i kalon për votë seancës plenare të Parlamentit Europian në mes të shtatorit, për t’u shqyrtuar më pas nga ministrat e Brendshëm europianë, të cilët japin dhe vendimin përfundimtar.

Ende mbetet e paqartë se cila nga mbledhjet e Këshillit të Ministrave të Brendshëm, i tetorit, nëntorit apo dhjetorit, do të diskutojë mbi liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjen.

Ekspertët europianë për vizat pritet të mbërrijnë në Tiranë gjatë muajit korrik dhe burime nga Komisioni Europian treguan për TCH se i gjithë procesi monitorues për kriteret që kanë mbetur ende paplotësuar nga Shqipëria mund të përfundojë në shtator.

Top Channel