Shkoder, turistet fotografojne mbeturinat

26/05/2010 08:15

Prej me shume se 10 vitesh, disa segmente te rruges nacionale Shkoder-Hani i Hotit jane kthyer ne vendgrumbullimi mbeturinash.

Situata nuk duket aspak normale kur ne kete aks futen turiste nga vende te ndryshme te Europes. Kontakti i pare me vendin tone jane mbeturinat dhe mbetjet inerte. Pak kohe me pare, Kryeministri i Shqiperise, ne nje mbledhje te radhes te qeverise, u shpreh se akset rrugore dhe zonat bregdetare duhet te pastrohen ne menyre urgjente.

Por, pavaresisht ketij urdhri verbal, dhene nje jave me pare nga Kryeministri, situata le shume per te deshiruar. Jo vetem qe mbeturinat nuk jane hequr nga rruga, por ato sa vijne dhe shtohen. Sapo hyn ne Han te Hotit dhe deri ne qytetin e Shkodres, ne te dyja anet e rruges gjen mbeturina dhe makina te prishura qe shiten per skrap apo per pjese. Nje ndotje te madhe, pervec papergjegjshmerise se banoreve, krijojne dhe kalimtare te cilet hedhin nga makinat dhe autobuset mbeturina te ndryshme.

Pavaresisht se kush e krijon ndotjen, ajo qe bie ne sy eshte indiferenca e gjithe strukturave. Te pyetur ne lidhje me situaten, drejtues te njesive vendore heshtin, duke te lene te kuptosh se me shume se askush tjeter, faji eshte i tyre qe nuk e pastrojne rrugen dhe nuk marrin masa administrative per persona qe kane probleme me qytetarine. Jo pak here shikon turiste te huaj qe fiksojne ne aparatet e tyre pamje te mbeturinave dhe sic duket keto foto do u sherbejne per te kujtuar Shqiperine.
 

Top Channel