Sadami homoseksual

26/05/2010 23:15
Për të ushtruar presion ndaj regjimit të Sadam Huseinit, para pushtimit në vitin 2003, CIA kishte gati një video përmes së cilës do të dëshmonte se ai ishte homoseksual.

Në fakt video ishte regjistruar me anë të një kamere të fshehtë dhe protagonisti nuk ishte Sadam Huseini i vërtetë por sozia e tij që kryente marrëdhënie seksuale me një djalë të ri.

CIA kishte edhe një ide tjetër, të ndërpriste transmetimet e televizionit irakian me një lajmërim fals. Një tjetër sozi e Sadamit do t’u kishte komunikuar bashkëkombaseve se pushtetin ia kalonte të birit.

Xhef Stej në blogun e “Spytalk” e quajti një projekt qesharak të “007” pasi askujt nuk do t’i bënte përshtypje fakti se Sadami e kalonte kohën me djem.

Në fakt historia e homoseksualiteti i pëlqente shumë atyre që merreshin me fushatat e përbaltjes. Plani u rrëzua pasi në vend të tij u përdorën avionët dhe tanket.

Përveç Sadamit edhe për Bin Ladenin ekzistonte një plan i tillë, ku në vend që lideri i Al Kaedas të fliste për xhihadin, u tregonte shokëve të luftës marrëdhëniet e tij homoseksuale.

Në nivel zyrtar nuk ka asnjë konfirmim apo përgënjështrim për këto deklarata.

Top Channel