Pacienti me tumore, ekzaminime ne tri klinika

26/05/2010 08:10

Historia e pacientit 51-vjecar qe u diagnostikua gabim ka kaluar ne disa etapa.

Fillimisht i semuri, i cili kishte bindjen se vuante nga tumori ne ezofag dhe ne stomak, besoi te mjeku, te qendra ky realizoi ekzaminimet dhe te sugjerimet qe ju bene per te vazhduar jeten. Konkretisht Ylli Sinani mori masa per te gjetur kirurgun, per te prenotuar sallen e operimit.

Kerkoi ndihmen e familjareve per te dhuruar gjak. “Sot mund te gjenden prane qendres se gjakut te gjitha informacionet lidhur me dhurimet qe kane bere te afermit e mi per te krijuar te gjitha kushtet e nje nderhyrjeje normale kirurgjikale. Por dyshimet, gjendja e mire shendetesore dhe fakti qe nuk kisha asnje shqetesim sa per te menduar se me kishin mbetur afer 3 muaj jete, me bene te provoja edhe nje here ekzaminimet nga e para. Te afermit e mi, familjaret, me kane shtyre qe une per te qene i qarte per agravimin e semundjes dhe gjendjen shendetesore, te mendoja se do te ishte me mire sikur te kryeja edhe nje here ekzaminimet, jo ne qendren shendetesore qe u paraqita fillimisht, por ne nje tjeter klinike”, tregon Ylli Sinani. Sipas tij, ky do te ishte fillimi i nje kalvari problemesh, shqetesimesh, shpenzimi kohe, nervash, energjish e parash.

“Jam paraqitur ne qendren diagnostike “Ikeda” ne Tirane, per nje kontroll rutine, per nje eko abdominale. Pasi bera kete eko, m’u sugjerua te beja nje endoskopi, pasi shikonin nje problem me stomakun. Gjate kryerjes se kesaj analize m’u tha se duhet te merrnin masa per ekzaminim histologjik, te cilin e moren. Pergjigjja qe m’u dha zyrtarisht ishte nje mase kanceroze ne stomak dhe ezofag”, tregon Ylli Sinani. Sipas tij, rastesia dhe fati deshi qe me kembenguljen e familjes nderhyrja te shtyhej per te bere edhe nje here analizat, ne nje qender tjeter ekzaminimesh.

“Bera edhe nje here firboskopi, biopsi, skaner, rezonance, madje edhe ekzaminimin e mases qe ishte marre nga qendra. Pergjigjet e dyta pohonin se nuk ishte e vertete diagnoza e qendres shendetesore “Ikeda”. Pas kesaj pergjigjeje, ne ankthin e pafund per jeten, nje pergjigje negative dhe nje pozitive, isha i detyruar te vazhdoja kaluarin e ekzaminimeve per jeten time.

Se bashku me te afermit e mi qe me shoqerorin u nisa dhe bera te gjitha ekzaminimet nga e para ne nje qender shendetesore ne  Bolonja te Italise. Analiza te perseritura: fibroskopi e biopsi, skaner e rezonance, kolonoskopi e gjak dhe pergjigjja ishte se nuk jam me tumor”, tregon 51-vjecari Ylli Sinani.

Pacienti i cili rezultoi te kishte pergjigjet e nje liste te gjate ekzaminimesh ne tri klinika, perkatesisht dy shqiptare dhe nje italiane, sipas bilancit matematikor me ne fund mblodhi mendjen per te besuar dy qendrat, nga ekzaminimet e te cilave thuhej se 51-vjecari nuk kishte probleme tumorale.

Ne keto kushte shoku, rrenimi, deshperimi dhe mbi te gjitha nervozizmi per gjithcka qe kishte kaluar, i drejton nje leter zyrtare qendres shendetesore ku u diagnostikua.

“Qendra nuk ka qene korrekte, madje edhe CD-ja e dhene nga kjo qender nuk hapej dhe ishte e koduar. Aty mjeket e klinikave te tjera nuk kane mundur te gjejne asgje”, sqaron Sinani.

Ja se cfare shkruan ai ne letren qe i ka drejtuar kesaj qendre, me pretendimin per t’u rimbursuar, te pakten per shpenzimet financiare qe i eshte dashur te paguaje per konsulta, vizita, rrugetim, bileta avioni, treni e gjithcka tjeter “teknike”:

“Te nderuar drejtues te Qendres Shendetesore IKEDA, ju drejtohem me kete leter per nje shqetesim te madh financiar dhe moral qe me eshte krijuar mua, familjes dhe te afermve te mi nga aktiviteti qe ju ushtroni. Pergjigjja qe mora nga qendra juaj shendetesore me ka demtuar seriozisht, prandaj kerkoj urgjentisht te me demshperbleni per demin moral te krijuar, per demin shendetesor, per demin financiar. Ne rast te mospergjigjes suaj apo te nje refuzimi, ju bej me dije qe do t’i drejtohem gjykates per demshperblim dhe jo me shumen e kerkuar, por me shumat qe japin gjykatat nderkombetare per raste analoge. Besoj se eshte ne dijenine tuaj masa e demshperblimeve ne te tilla raste. Duke ju falenderuar per mirekuptimin, mbetem ne pritje te pergjigjes”, shkuan Ylli Sinanin ne nje leter zyrtare drejtuar qendres ne daten 10.05.2010.  

Top Channel