Irani zhgenjehet me Rusine

26/05/2010 11:00

Ndryshimi i kursit te Rusise ndaj Iranit ka zhgenjyer Teheranin.

Ne nje deklarate per shtyp, presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad e ka quajtur te papranueshem qendrimin e Rusise ndaj sanksioneve per Iranin. Sipas tij, vendimi i Moskes per te perkrahur rezoluten ne OKB, eshte i gabuar.

Me tej, ai i beri apel Rusise dhe SHBA-se te mbeshtesin marreveshjen me Turqine per pasurimin e uraniumit jashte vendit. Ahmadinexhad theksoi se kjo mund te jete mundesia e fundit per nje dialog mes paleve per ceshtjen nukleare te Iranit.

Top Channel