Al Maliki: U kam shpëtuar shumë atentateve

26/05/2010 17:55

Kryeministri në ikje i Irakut, Nuri al Maliki ka deklaruar se u ka shpëtuar shumë tentativave vrasjeje ndaj tij.

Ai ka bërë të ditur se i ka shpëtuar edhe një tentative për të rrëzuar me një raketë avionin në të cilin ndodhej.

“Gjatë kthimit tim në Bagdad nga Mosuli, në vitin 2009, një raketë u qëllua ndaj avionit tim, por dispozitivët termikë të mbrojtjes arritën ta devijonin”, ka pohuar Al Maliki.

Top Channel