Ajri në Tiranë shumë i ndotur

26/05/2010 16:15

Ndotja e ajrit në kryeqytet nga grimcat e pluhurit rezulton 2 deri 3 herë më e lartë se parametrat e Bashkimit Europian.

Eksperti i OBSH-së për ajrin në Tirane tregon se edhe me aparaturat e reja të sapo instaluara në dy pika kryesore Tirana ka ndotje shume me teper se parametrat e lejuara.

“Rezultatet e deritanishme tregojne 20% deri ne 30%  me shume se limitet e BE-se. Megjithate kerkohet nje monitorim me i zgjatur ne kohe ne menyre qe te percaktojme burimet e  kesaj ndotjeje dhe tendencat  se si shkon kjo ndotje. Ndotesi me problematik jane grimcat e vogla ne ajer  te cilat shkaktohen nga diegiet e ndryshme dhe pluhuri. Si organizate boterore e shendetesise jemi te shqetesuar per keto grimca te cilat ndikojne ne agravimin e semundjeve te zemres ,qarkullimin e gjakut dhe uljen e jetegjatesise se njerezve”, u shpreh eksperti i OBSH-se per ajrin, doktor Michal Krzyzanowski.

OBSH me fonde te qeverise gjermane ka mundesuar vendosjen e dy aparaturave te sofistikuara per monitorimin e ajrit.

Ambasadori gjerman i pranishem ne ceremonine peruruimit te aparatures u shpreh se qellim eshte ndihmimi i Shqiperise te rrise standardet e veta ne kete fushe qe te behet nje vend anetare e BE-se.

Qeveria gjermane vuri ne dispozicion 78 milion euro per bashkepunimin me Shqiperine cka e con shumen e ndihmes tone 1 ne milion euro. Ndersa ne harkun kohor prej tre vitesh qeveria gjermane ka dhene 250 milion euro Shqiperise.

Top Channel