Betohen anetaret e Gjykates Kushtetuese

25/05/2010 16:35

Anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj dhe Bashkim Dedja bënë betimin përpara Presidentit Bamir Topi, në një ceremoni publike. (UPDATE)

Në prani edhe të Kryetari të Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo dhe anëtarëve të tjerë të kësaj Gjykate, dy anëtarët e rinj u betuan për respektimin e Kushtetutës gjatë punës së tyre.

Në te njejten kohe u publikuan edhe tre dekrete të presidentit të Republikës për emërimin kësaj here të tre anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë. Sokol Çomo, Vexhi Muçmataj dhe Medi Bici. Vexhi Mucmataj ka qenë kryetar i prokurorisë së Tiranës, kurse Mehdi Bici ka qenë anëtar Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda. Por zoti Bici ka qenë edhe një nga pesë emrat e dekretuar nga Presidenti në 2008-ën, që u hodhën poshtë në bllok nga mazhoranca.

Perpara disa ditesh Parlamenti rrezoi kandidaturen e zotit Vangjel Kosta per anetar në Gjykatën Kushtetuese, qe u konsiderua si nje vendim politik nga ambasadori amerikan John Withers.

Top Channel