Rama: Zgjidhje sa me pare, ndryshe serish ne proteste

24/05/2010 12:35

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaron se eshte gati per t’i dhene zgjidhje krizes qe sot, pa hequr dore nga transparenca e kerkuar, duke theksuar gjithashtu se zgjidhja nuk do te vije me kuti te mbyllura dhe me flete votimi te djegura.

Duke folur ne mbledhjen e grupi parlamentar socialist, ne nje ambient krejt te vecante ku moren pjese greviste, aleate dhe krere te PS-se ne rrethe, Rama theksoi se ne rast se nuk do te kete zgjidhje, atehere protesta e ndalur te enjten e kaluar do te vazhdoje me tej.

“Saliu nuk hyn ne kategorine e kundershtareve qe thone ate qe bejne dhe bejne ate qe thone, sepse deri ne minuten e fundit do te mundohet te vjedhe kohe dhe te pengoje transparencen qe ne kerkojme. Ne nuk mund te harrojme se ne demokraci nuk e zgjedhim kundershtarin dhe nuk mund te heqim dore nga respekti qe kemi per zgjedhjet.Nuk mungojne gjasat qe zgjidhja te mos vije sepse kundershtari yne mund t’i ike tryezes”, u shpreh Rama.

Kreu socialist rikonfirmon se hapja e kutive nuk duhet diskutuar me ndersa ngritja e komisionit hetimor duhet bere nje ore e me pare.

Rama apeloi se afati prej dy javesh dhene pas takimit te Strasburgut, ka karakter ultimativ qe do te thote se moszgjidhja e krizes do te kete pasoja te menjehershme per integrimin e Shqiperise.Duke kujtuar greven trijavore te urise, Rama falenderoi te gjithe protestuesit brenda dhe jashte cadres qe thyen tabune e kutive te mbyllura.

Top Channel