Opozita rikthehet ne Kuvend

24/05/2010 23:25

Rikthimi i socialisteve ne Kuvend u shoqerua me komente dhe diskutime nga te dyja palet per, per greven e urise, transparencen e zgjedhjeve dhe respektimin e kuadrit ligjor. Fjalimet me permbledhese ishin ato te dy kryetareve te grupeve parlamentare. (UPDATE)

“Ne nuk e bojkotuam parlamentin per ta future vendin ne krize, por kriza e vendit na shtyu ne ne bojkotin e parlamentit. Hapja e kutive nuk duhet te diskutohet me dhe as ngritja nje ore e me pare e komisionit hetimor me shumice dhe drejtimin e opozites dhe lejimi i hetimit te plote e te pakushtezuar te zgjedhjeve nuk duhet vonuar pertej ketij kufiri 2 javor. Ne duam zgjidhje, jemi gati te kontrubuojme per ta gjetur ate. Ne rast se zgjidhja serish nuk vjen opozites shqiptare i lind e drejta dhe ka detyren te ece perseri ne rrugen e protestes”, tha kryetari i grupit socialist, Gramoz Ruci.

“Do thoja qe rikthimi i Parise Socialiste ne parlament pas nje mungese relativisht te gjate eshte nje moment per t’u pershendetur. Nderkohe, do te kisha nje ftese te sinqerte per te gjithe koleget e Partise Socialiste dhe per e gjithe grupin e saj parlamentar; jo ultimatume sepse ato nuk cojne asgjekundi. Oferten tone e keni ne tavoline tani e pergjithmone, te hapur per cdo lloj transparence qe nuk kapercen Kushtetuten dhe ligjet e vendit. Deshiroj edhe njehere qe t’iu ftoj sinqerisht te bashkepunojme per interesat jetike te zgjedhesve tane te cilet nuk i ndan asgje kur vjen fjala per liberalizimin e vizave, integrimin e Shqiperise ne BE dhe progresin ekonomik te vendit”, tha gjate fjales se tij kreu i grupi parlamentar demokrat, Astrit Patozi.

Por seanca nuk kaloi pa debate. Ajo u nderpre pas nje shkembimi te ashper mes deputetit socialist Tom Doshi dhe atij demokrat Genti Strazimiri.

Pas rifillimit te seances dhe perfundimit te diskutimeve te lira, u kalua ne rendin e dites, ku miratimi i projektligjit “Per lejimin nje force ushtarake turke per te hyre dhe qendruar ne territorin shqiptar, shenoi edhe aktin e pare te nje votimit konsensual: projektligji u miratua me te gjitha votat pro dhe asnje kunder.

Top Channel