Leskaj: Hapja e kutive, domosdoshmeri

24/05/2010 18:35

Deputetja e PS, Valentina Leskaj ka deklaruar se hapja e kutive te votimit eshte nje domosdoshmeri per te garantuar vlerat demokratike te vendit.

Duke folur ne seancen e sotme parlamentare, Leskaj ka theksuar se ky opsion nuk behet per motivet personale te nje lideri partiak.

“Falenderoj grate dhe burrat qe me nje sakrifice te madhe i dhane mundesi zgjidhjes se krizes. Fale tyre dhe mijera shqiptareve, te gjithe jane te bindur se transparenca e zgjedhjeve nuk eshte nje ceshtje personale. Eshte nje beteje per vlerat evropiane te Shqiperise”, ka pohuar Leskaj.

Ajo ka theksuar se ne dy jave kohe te lena afat nga BE, dy palet, pozite dhe opozite, duhet te gjejne nje marreveshje.

Sipas saj, ky kompromis duhet te sjelle hapjen e kutive, qe per PS eshte nje kusht i panegociueshem.

“Afati ultimativ 2 javor eshte nje kembane alarmi per te dyja palet, prandaj ne kemi ardhur sot ne Parlament, per t’i dhene nje shans zgjidhjes. Per ne nuk eshte e pranueshme asnje zgjidhje qe nuk parashikon hapjen e kutive, pasi nuk mund te kete transparence me kuti te mbyllura”, ka shtuar Leskaj.
 

Top Channel