Kryetari i PSD, Skender Gjinushi ka deklaruar se aktualisht mazhoranca qeverisese ndodhet ne krize per shkak te pozicionit ne te cilin e ka vene faktori nderkombetar.
Duke folur per greven e opozites, Gjinushi eshte shprehur se ajo ka qene me seriozja ne historine e Shqiperise dhe dha efektet e veta.
“Situata tregon krizen e kesaj shumice te diskutueshme, qe merret me cinizmin ndaj greves dhe jo me krizen politike. Tre greva ka pasur serioze ne politiken shqiptare, greva e studenteve, e minatoreve per rrezimin e qeverise Nano dhe greva qe sapo eshte myllur, qe nga ana e organizimit eshte me seriozja, me e gjata dhe me publikja”, ka pohuar Gjinushi.
Duke folur ne emisionin “Shqip”, kreu i PSD ka theksuar se greva nuk behej per motivet personale te nje njeriu te vetem, por per qellime demokratike qe kane te bejne me voten e lire.
“Ishte greve per voten e lire. Ajo nuk ishte per mandatet personale, por ishte per te rikthyer voten si institucion dhe greva e dha rezultatin e vete. U arrit mbeshtetja maksimale popullore, deshtuan anti-mitingjet e Berishes dhe faktori nderkombetar e ka dhene te percaktuar se transparenca duhet bere. Kutite do te hapen dhe bashke me to do hape rrugen edhe Berisha”, ka shtuar Gjinushi.
Top Channel