Top Fest 7, artistet performojne ‘live’

23/05/2010 21:45

Nis ne Top Channel ne nje mbremje gala, Top Fest 7, festivali i muzikes moderne shqiptare. Ashtu sikurse ju kishim premtuar ky spektakel po zhvillohet per here te pare ne Shqiperi i teri live, ku kengetaret dhe orkestra do te performojne drejtperdrejt per publikun.

“Top Fest Awards”, sjell te gjithe kengetaret finaliste por ajo qe eshte me e veçanta: orkestren e Top Channel ne nje performance live, ashtu siç nuk ka mundur dot ta ofroje asnje orkester e asnje festivali tjeter ne Shqiperi.

I nisur ne shkurt me pjesemarrjen e 130 kengetareve dhe grupeve nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia, 4 netet e gjysmefinale, sollen ne skene per publikun dhe teleshikuesit 40 grupe dhe kengetaret si Eneda Tarifa, Valon Shehu, Besa, grupi Jericho, NRG Band, Jonida Maliqi, ne bashkepunim me Big Basta, Grupi “Troja”, Gerti Gjoni, Mariza Ikonomi, Karolina Lopez etj, ishin nder protagonistet e kesaj faze.

Ne kete nate po ndahen 10 cmime te tjera; Kengetari me i mire i ri, Kengetarja femer dhe Kengetari mashkull me i mire, Kenga me e mire “Pop&Rock”, Kenga me e mire “Hip Hop & RNB”, Interpretuesi me i mire, Video me e mire apo Grupi me i mire.

Top Channel