Rama: Te hetojme procesverbalet

22/05/2010 15:10

Pas kthimit nga Strasburgu edhe lideri i opozites, Edi Rama eshte perqendruar tek zgjidhjet konkrete per zhbllokimin e situates politike ne vend. (UPDATE)

Hapja e kutive te materialeve zgjedhore eshte deri tani emeruesi i perbashket per Sali Berishen dhe Edi Ramen per te kryer transparencen.

“Deri para pak ditesh, kutite ishin tabu. Sot kjo tabu ka rene dhe hapja e tyre eshte e pashmangshme”, u shpreh Rama.

Por vetem kaq nuk konsiderohet ende si zgjidhje, pasi palet vazhdojne te mbajne ne pozicione te kunderta per kutite me fletet e votimit, rreth te cilave eshte perqendruar debati kryesor gjate ketyre 9 muajve.

Kreu i socialisteve beri thirrje per kompromis, por njekohesisht beri te qarte se kompromisi nuk mund te gjendet tek zbatimi i plote i pikes 6-te te nenit 178 ne Kodin Elektoral, i cili flet per djegien e fleteve te votimit, pas hapjes se kutive me materiale zgjedhore. Kur u pyet nese pranon zbatimin e nenit, Rama u pergjigje prerazi: Jo!
 
Per te ruajtur konfidencialitetin e bisedimeve ne Strasburg, zoti Rama nuk dha asnje detaj per diskutimet sesi mund te zgjidhet ky dallim. Por zoti Rama foli per negociimin e nje metodologjie qe ne kendveshtrimin e tij, mund te coje drejt zgjidhjes.
 
Megjithate Rama theksoi se ka nje diskutim ende per te percaktuar ceshtjen e fleteve te votimit, per te cilat ka debat dhe palet jane ende larg, por theksoi se socialistet jane te hapur per te gjetur nje zgjidhje edhe ne kete pike.

Top Channel