Itali, perleshje mes shqiptareve e italianeve

22/05/2010 14:25

Nje perleshje e dhunshme eshte regjistruar ne burgun Sant Anna, ne qytetin e Modenas ne Itali, mes nje grupi shtetasish shqiptare dhe nje tjetri shtetasish italiane.

Lajmin e bejne te ditur mediat e vendit fqinj, sipas te cilave disa nga te burgosurit kane mbetur te plagosur nga perleshja, qe u ndal vetem me nderhyrjen e rojeve te sigurise.

Burimet shtojne se agjentet e qendres se burgimit kane identifikuar pergjegjesit, te cilet jane ndeshkuar duke u futur ne qelite e izolimit.

Top Channel