Gara e makinave “antike”

22/05/2010 18:10

Pas nje nate ne Durres, 45 makinat klasike me pilote nga i gjithe rajoni, Greqia, Italia, Maqedonia, Bullgaria, Mali i Zi, Turqia dhe Shqiperia jane nisur nga sheshi kryesor i qytetit te Durresit drejt qytetit 2700 vjeçar te Beratit.

Kjo eshte gara e pare e makinave klasike qe zhvillohet ne vendin tone dhe te gjitha makinat pjesemarrese ne “Adriatik & Jonian Klasik Rrelli”, jane te prodhuara ne fillim te shekullit te kaluar dhe deri ne vitin kufi 1981.

Pas nje vizite ne Berat gara do te vijoje drejt Vlores dhe bregdetit jonian, per t’u mbyllur me nje mbremje gala ne Sarande ku do te shpallen rezultatet finale dhe do te ndahen çmimet.

Mberritja e makinave ne qytet eshte mirepritur nga te apasionuarit pas prodhimeve te vjetra, nderkohe qe ky aktivitet automobilistik synon te krijoje dhe forcoje lidhjet mes popujve dhe kulturave te ndryshme, si dhe te promovoje turizmin e qyteteve bregdetare dhe historike.

Top Channel