" />   ">

Strasburg, Rama-Berisha, nuk ka kompromis

21/05/2010 12:00

Zyrtaret europiane dhe ata shqiptare shijuan gostine ne restorant “Crocodile”, por praktika europiane e negociatave per kompromis deshtoi tek menyja politike e darkes se Strasburgut.(UPDATE)
 

“Darka ishte realisht e kendshme, ky eshte nje nga restorantet me te njohura. Eshte bere nje diskutim i gjere per te gjitha problemet. Takimi i radhes, do te jete gjate kohes qe vjen”, u shpreh Berisha, pas takimit.

Kreu socialist Rama, ne nje prononcim te shkurter per mediat u shpreh se takimi pati nje rezultat te madh dhe te rendesishem, per faktin e gjitheperfshirjes dhe angazhimit te instancave dhe partnereve nderkombetare. “Ne kuptimin e rezultatit konkret jemi akoma pa rezultat”, theksoi Rama.

Komisioneri Fyle, i cili doli nga restoranti pak minuta pas lidereve shqiptare u shpreh: “Darka ishte mire por eshte shume vone tani e duhet te iki, perderisa do te kete nje komunikate per shtyp me vone. E vetmja gje qe mund te them eshte se pati nje diskutim te hapur dhe une mendoj se po perparojme. Diskutimi qe i hapur e i cilter, ishte hap perpara, por mbetet shume per t’u bere”.

Darka, Berisha mberriti i fundit

Darka nisi sic ishte parashkuar ne oren 20:30, Edi Rama mberriti i pari, ndersa Sali Berisha i fundit. Nderkohe, qe tryeza ishte mbushur me zyrtare te Komisionit, Parlamentit dhe Keshillit Europian.

Ndersa biseduan me ore te tera, informacioni nga brenda takimit rrodhi pak ose gati aspak, te vetmet citime qe Top Channel mundi te sigroje nga burimet europiane ne takim ishin: “Koha eshte flori. Durim”.

Ekspert i BE-se, negociata ne Tirane

Ne nje moment u duk sikur arrit nje marreveshje per disa nga  5 pikat e planit te famshem, deri ne hapjen e materialeve zgjedhore, por me t’u hapur diskutimi per rruget e hapjes se kutive te votave gjithcka u perzie edhe me keq. Pasi konsumuan menyne e Strasburgut, palet dolen duarbosh e barkun plot.

Pas pese ore diskutimesh, te gjitha palet iken pa dhene rezultat konkret. Burime per Top Channel thone se eshte rene dakort qe nje ekspert ligjor i BE-se, te vije ne Shqiperi per te negociuar me ekspertet ligjore te PS e PD per te pare mundesine dhe menyren qe komisioni hetimor parlamentar do te hetoje transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit, perfshire ceshtjen nese do te kerkohet interpretim nga Venecia apo Gjykata Kushtetuese.

Nderkohe disa prej europianeve te pranishem ne darke te cilet kishin humbur rrugen per ne hotel, e qe sorrollateshin rreth restorantit ne oren 3:00 te mengjesit, te pyetur nga Top Channel se kush ishte fajtori i mbremjes, u pergjigjen, ne stilin e rendomte europian: Te dyja palet.

Top Channel