Mbetjet, ndotet edhe nenuji

21/05/2010 16:00

Ujerat e bregdetit Adriatik, por edhe te nje pjese te detit Jon, rezultojne te ndotur me mbetje organike dhe urbane. Specialistet tregojne se nje pjese e mbetjeve urbane qe shkarkohen ne det edhe nga lumenjte, kane precipituar dhe kane mbuluar edhe ne tabanin e detit, duke krijuar shtresa mbeturinash te cilat nuk mund te pastrohen me asnje metode.

Gjithashtu, mungesa e trajtimit te ujrave te zeza nga impiantet ka  bere qe shume zona bregdetare te jene problematike per shendetin e qytetareve.

Per nje kohe te gjate ne zonen e bregdetit ka mungese te investimeve per te siguruar mbrojtjen e faunes. Kjo ka bere qe shume specie ujore te rrezikojne zhdukjen. Specialistet e mjedisit kerkojne qe te ndalohet gjuetia e peshqve dhe e molusqeve me dinamit, pasi kjo po sjelle edhe demtim te natyres.

Ndertimet pa kriter ne nje pjese te madhe te bregdetit shqiptar kane sjelle ndotje te vazhdueshme te ujrave dhe reres ne keto zona.

Top Channel